“Mbajini edhe paratë”/ Tmerri i përjetuar nga tërmeti, Kitanovski nuk kthehet më te Kukësi

Kitanovski është futbollisti që e ka përjetuar më keq situatën e vështirë në Shqipëri, sa i përket tërmeteve dhe lëkundjeve të fuqishme të tokës në vendin tonë. Menjëherë lojtari ka shkuar në shtëpinë e tij, në Maqedoni.

Drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, është shprehur se futbollisti do të mungojë vetëm në takimin e radhës. Por gjendja është më serioze nga çfarë thuhet në intervista. Të paktën sipas medias “Sportclub.mk”, e cila shkruan se Kitanovski nuk do të kthehet më në Shqipëri. Për më tepër është gati që të heq dorë nga të gjitha detyrimet financiare që Kukësi ka ndaj tij, vetëm që të ndërpresë kontratën sa më parë. Në këtë mënyrë skuadrës që lufton për titull në kampionatin shqiptar i largohet një hallkë kyçe e skuadrës, megjithëse vendimi nuk ka marrë ende formë zyrtare. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online