“Mbaje kokën lart vëlla”! Asani mbetet ende me mendjen te Partizani, i jep kurajo Xhuniorit: Luani nuk dorëzohet

Stenio Xhunior ka lënë fushën e “Elbasan Arenës” me barrë të madhe mbi supe mbrëmjen e sotme. Sulmuesi i Partizanit ka gabuar nga pika e bardhë e penalltisë, teksa në tentativë për të bërë një ekzekutim “alla” Zhorzhinjo e ka dërguar topin jashtë porte.

Por në mbështetje të tij ka ardhur menjëherë një ish-lojtar i Partizanit. Megjithëse tashmë është pjesë e Kisvardas, zemra dhe mendja e Jasir Asanit ka mbetur te të kuqtë. Me anë të një postimi në “Instagram”, Asani i jep kurajo Xhuniorit për të mbajtur kokën lart pas penalltisë së humbur sot, në mënyrë që në fund të krenojë tifoët dhe klubin.

“Mbaje kokën lart vëlla, je më i miri. Luani nuk dorëzohet kurrë. Duhet të bësh krenar tifozët dhe klubin”, shkruan Jasir Asani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *