E nisi nga stoli ndaj Kosovës, edhe pse është një ndër liderët e kombëtares, por Mërgim Mavraj nuk ankohet dhe merr përsipër përgjegjësitë e disfatës ndaj Turqisë.
“Ishte një ndeshje nga e cila unë mendoj që përgjegjësia është vetëm e jona. Nuk kemi transmetuar në fushë atë që trajneri ka kryer gjatë seancave stërvitore. Kosova e kishte ndeshjen e jetës, ndërsa skuadra jonë kishte testin për të provuar edhe disa elementë të rinj. Sidoqoftë më duhet të them që ne mbajmë përgjegjësi të plotë”.
Mavraj nuk polemizon për ulje në stol: “Trajnerin e mirëkuptoj për zgjedhjen e tij për të mos qenë titullar dhe e falënderoj për trajtimin. Kemi përpara Ukrainën dhe do përqëndrohemi fort për të bërë një paraqitje sa më të mirë. I kemi një borxh publikut tonë, por edhe trajnerit dhe besoj se skuadra i ka kapacitetet e duhura për të reaguar shumë. Edhe të rinjtë që vijnë në ekipin kombëtar duhet ta shfrytëzojnë sa më mirë këtë mundësi që u jepet për të veshur këtë fanellë, teksa edhe ndihma e mbështetja jonë për ta nuk do të mungojë. Jemi mirë. Skuadra është e përqëndruar dhe kam besim se do të reagojë maksimalisht në sfidën miqësore të radhës”.