Materazi kujton hedhjen e fanellës zikaltër nga Baloteli: Milito donte ta vriste, na tha që në autobuz…do luaj keq sot

Nga Klaudio Ndreca

Një nga momentet që ka sjellë më shumë polemika në karrierën e Balotelit, ka qenë padyshim hedhja e fanellës së Interit. Teksa luante vetë për zikaltrit dhe mes vërshëllimave që vinin nga tifozët, sulmuesi nuk e përballuar mirë tensionin. Pikërisht në atë ndeshje kundër Barcelonës në “Champions League”, ndërsa Materrazi i rikthehet kujtimeve për të treguar më tepë:

“Unë e dua Marion, por një herë në ndeshjen kundër Barcelonës me fanellën e hedhur, e teproi vërtetë. Sot jemi përsëri më shumë se miq, thuajse vëllezër. Atëherë bëri një gabim të madh dhe luajti keq. Para ndeshjes na tha që në autobus se do të hynte dhe do të luante keq. Në fakt përmbushi premtimin. Gjithashtu në fushë rrinte i tërhequr dhe nuk shkon për të sulmuar. Kishim një Milito në pankinë që donte ta vriste”, tha Materazzi. /Sport Ekspres/