Marvin Cuni lëshon shkëndijat e para, 8 minutat kundër Fiorentinës japin dritën jeshile për sulmuesin shqiptar

Marvin Cuni nuk po gjen shumë minuta me Frosinonen në Serinë A. Teksa erdhi nga liga e tretë në Gjermani, talenti shqiptar e pa veten menjëherë si titullar në përballjen kundër Napolit, kampionit të Serisë A.

Paraqitja e Cunit ishte jo e mirë dhe më pas filloi aktivizimi nga stoli, duke hyrë në fushë mesatarisht për 10 minuta.

Në ndeshjen e djeshme, Marvini u aktivizua në minutën e 82 atje ku ka dhënë dritë jeshile. Cuni ishte shumë i impenjuar, po i vendoste shumë në vështirëai mbrojtësit kundërshtar dhe po karikonte shokët e ekipit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *