Martini: Politika shkatërron gjithçka, u mësuam me këtë Vllazni

Para ndeshjes së djeshme në Durërs, për Supersport ka folur një nga ish-futbollistët më të njohur të Vllaznisë, Edi Martini. Për gjendjen aktuale të skuadrës dhe fatin e saj në këtë fund të kampionatit, ai theksoi: Ndjej keqardhje për situatën që po përjetojnë Vllaznia dhe Teuta, por njeriu mësohet me të mirën dhe të keqen.

“Vllaznia kështu ka qenë në këto 5 vitet e fundit dhe nuk na bën shumë përshtypje. Ka vite që vazhdon e njëjta gjendje. Bashkia vërtet lëvron fonde për klubin, por kjo kërkon shumë kohë. Shumë futbollistë nuk vijnë në Shkodër, pasi i marrin lekët me vonesë. Politika shkatërron gjithçka në Shqipëri dhe kjo gjë po ndodh edhe me futbollin. Presidenti të vë në presion dhe kur janë lekët, futbollistët duhet të ndërgjegjësohen. Nuk mendoj se presidenti ka ndikim të madh te ky klub, pavarësisht se shqiptarët janë mësuar me dajak. Shkodra ka shumë futbollistë që luajnë me ekipe të ndryshme dhe këtu përfshij dhe Gurin, i cili është një lojtar shumë i mirë, por e kemi larguar nga Vllaznia”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *