Marrëveshja e mbyllur/ Juventusi huazon Xhakomo Vrionin, do të zëvendësojë në Austri një tjetër talent bardhezi

Xhakomo Vrioni do të huazohet nga Juventusi në Austri për të dëshmuar vlerat e tij në ekipin e parë. Sulmuesi shqiptar pritet që të zyrtarizohet brenda pak orësh te skuadra e Tirol që ndodhet në elitën e futbollit austriak. Kështu do të zëvendësohet talenti tjetër bardhezi, Nikolai Baden Frederiksen.

Ky i fundit shkëlqeu në sezonin e fundit tek Tiroli duke shënuar 18 gola dhe dhënë 4 asist në 31 ndeshjet e zhvilluara. Xhakomo Vrioni kërkon që të ndjek të njëjtën rrugë për të dëshmuar vlerat e tij mes më të mirëve, ndërsa gjithmonë e kemi parë teksa luan në Juventusin B dhe stërvitej me yjet e bardhezinjëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *