Marrëdhënia me Lalën dhe festa, Rashica: Në Kosovë i hapin dyert e shtëpisë për Shqipërinë

Milot Rashica ka festuar me shqiponjë në golin e parë që shënoi ndaj Ëolfsburgut, në atë fitore me rezultatin 2-3. Dedikimi ishte për Shqipërinë dhe tragjedinë e ndodhur në vendin tonë pas tërmeteve të rëna. Në një intervistë për “Ëeser Kurier”, sulmuesi ka folur edhe për marrëdhënien e tij me menaxherin, Altin Lala.

“Me menaxherin Lala bisedojmë shumë shpesh, por jo vetëm për futbollin, për gjithçka tjetër. Ai më thotë që të përqendrohem dhe të luaj futboll. Nuk jam nën presionin e vendimeve. Lala po e bën punën e tij dhe unë të njëjtën gjë, por në fushë.

Pastaj ajo festa me shqiponjë, e kisha menduar shumë pasi vetëm po dëgjoja lajme të këqija. Situata në Shqipëri ishte dramatike. Më shumë se 50 njerëz kanë ndërruar jetë dhe shumë ndërtesa ishin shkatërruar. Por në Kosovë i kanë hapur dyert e shtëpisë për Shqipërinë, ashtu siç kanë edhe përpara 20 vitesh në periudhën e luftës për ne. Tani mund t’i kthenim diçka mbrapsht. Ajo që bën njerëzit për njëri-tjetrin ishte mahnitëse”, tha Rashica. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online