Kukësi është mundur 4-0 në ndeshjen e parë miqësore në Slloveni nga Maribor. Skuadra e teknikut Peter Pakult nuk ka mundur që t’u bëjë ballë nënkampionëve të Sllovenisë. Një kundërshtar dukshëm më fortë që dominoi për pjesën më të madhe të lojës, megjithatë tekniku austriak e kishte misionin e qartë, që të provonte lojtarët e rinj dhe ata që ishin në provë.
Në pjesën e parë vendasit shënuan dy herë. Fillimisht ishte Kramariç që realizoi sapo ishin mbushur 10 minuta lojë, pas një lëvizje të bukur brenda zonës kuksiane. Në fundin e fraksionit të parë Maribor fitoi të drejtën për të ekzekutuar një goditje dënimi në zonën e verilindorëve. Tavares nuk gaboi dhe shënoi golin e dytë për sllovenët.
Në pjesën e dytë Kukësi aktivizoi gati të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion. Kukësi rezistoi deri 7 minuta para fundit dhe më pas u ndëshkua dhe dy herë të tjera. Si fillim shënoi Meshanoviç, ndërsa pak sekondat para fundit shënoi dhe Mlakar.
Muhamed Ndoje dhe Hrvoje Plum ishin surprizat e Kukësit, me senegalezin dhe kroatin që patën minuta e tyret para si kuksianë. Sinjale pozitive nga lojtarët e afruar në merkaton e verës, edhe pse mesazhi është i qartë: Kukësi ende ka për të punuar!
FT/ Maribor 4-0 Kukësi
Shënues: Kramariç 10?,Tavares 44? , Meshanoviç 84’, Mlakar 89’
Kukësi: Koliçi, Qaqi, Dzaria, Shameti, Musolli, Ethemi, Ebipi, Plaku, Zguro, Uilliam, Plum. Të gatshëm: Maloku, Peposhi, Shkodra, Joti, Maliqi, Limaj, Selimi, Lumi, Hoxha, Kalaja, Cano, Shpehar, Ndoje. Trajner: Peter Pakult.