Marash Kumbulla ka luajtur ndeshjen e dytë radhazi si titullar me Romën. Në mungesë të Ibanez, mbrojtësi shqiptar e nisi sërish nga minuta e parë me Fiorentinën. Këtë herë lojtari i Kombëtares ka shkëlqyer dhe ishte fenomenal në performancën e tij. Vlerësime të mëdha kanë ardhur edhe nga Murinjo, që në fund, habit duke i treguar sërish stolin në mënyrë më diplomatike.
“Kumbulla është mbrojtësi më i mirë, por në mbrojtje tani kafsha e vërtetë është Ibanez, ai i ha të gjithë. Kumbulla ka luajtur dy ndeshje në një cilësi të lartë. Ne kemi vetëm katër qendërmbrojtës dhe Marashi na jep gjithmonë reagime pozitive, luan pak, por na jep përgjigje pozitive kur thirret në detyrë”, tha Murinjo. /Sport Ekspres/