Marash Kumbulla apo Ardian Ismajli? Do të jetë mëdyshja më e madhe për Sylvinhon, një zgjedhje mes emrit dhe formës

Sylvinho do të prezantohet si trajneri më i ri i Shqipërisë dhe si njeriu që do të ketë fatet tona në duar për Europianin e ardhshëm. Pikësëpari, një prej ndryshimeve që do të bëjë braziliani nga Reja është skema. Zakonisht Sylvinho ka luajtur gjithmonë me katër në mbrojtje në ekipet që ka drejtuar.

Një skemë e tillë djeg një prej mbrojtësave, Marash Kumbullën apo Ardian Ismajlin. Duke marrë parasysh se Berat Gjimshiti është i paprekshëm me eksperiencën e tij, mëdyshje do të ketë për të gjetur kolegun në krahë. Nëse do të vendoset në bazë të emrit, Marash Kumbulla fiton jo pak prioritet.

Megjithatë nga gabimet e Kumbullës, Shqipëria e ka pësuar në të kaluarën, nga të Ardian Ismajlit, thuajse në asnjë rast të vetëm. Për më tepër Ardian Ismajli është duke kaluar momentin më të mirë të karrierës në Serinë A te Empoli. Mes shumë ndryshimeve dhe zgjedhjeve të reja që do të bëhen nga Sylvinho, mbetemi ende kurioz për të parë vendosjen e dyshes së qendrës së mbrojtjes. /Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *