Maran zbulon formacionin zyrtar ndaj Bjellorusisë, ja si rreshtohet Shqipëria në sfidën vendimtare!

Janë publikuar formacionet zyrtare për përballjen Bjellorusi-Shqipëri, e vlefshme për ndeshjen e fundit të Grupit C1 në Ligën e Kombeve. Trajneri i kuqezinjve, Rolando Maran, ka vendosur për 11-shen që do të zbresë nga minuta e parë në fushë, në një takim ku është në lojë vendi i parë dhe ngjitja në Ligën B.

Siç pritej, Shqipëria do të vuajë mungesën e dy futbollistëve të rëndësishëm. Ernest Muçi nuk ia ka dalë të rikuperohet nga dëmtimi, ndërsa Ylber Ramadani mungon për shkak të pezullimit nga kartonët e verdhë.

Në vendin e Ramadanit, Maran i ka besuar Juljan Shehut, ndërsa në repartin ofensiv Arbër Hoxha merr përgjegjësinë për të zëvendësuar Muçin.

Formacioni zyrtar i Shqipërisë:

Berisha; Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Hysaj, Shehu, Asllani, Pilo; Hoxha, Laçi; Manaj.