Maradona nuk vë mend, veshja e tij e çuditshme nuk njeh limite as para presidentit

Diego Armando Maradona nuk njeh limite si në fushë e futbollit dikur, ashtu edhe në jetën jashtë fushave. Ish-futbllisti argjentinas vazhdon të ketë një sjellje unike duke i surprizuar të gjithë. Këtë herë ka qenë i ftuar nga presidenti i Argjentinës, por mënyra se si ka shkuar në këtë takim është vërtetë e veçantë. Maradona theu çdo kod veshjeje, duke u paraqitur i veshur me një xhaketë dhe këmishë poshtë saj, por të kombinuara me pantallona të shkurtra.

Me sa duket ikona e futbollit botëror nuk i ka shumë përzemër veshjet zyrtare dhe kjo gjë e vërteton qartë. Maradona ka dalë më pas në ballkon për të përshëndetur tifozët, teksa në dorë mbante një mini Kupë Bote. Ndërkohë nuk ngurroi të falenderonte Zotin për atë trofe, që për hir të së vërtetës çdo futbollist e ëndërron/Sport Ekspres/

https://twitter.com/elchiringuitotv/status/1210570577112645637?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1210570577112645637&ref_url=https%3A%2F%2Finsporti.com%2Fmaradonen-nuk-e-ndal-askush-ja-cfare-ka-bere-se-fundi-video%2F

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online