Maradona ndërron jetë, mbyllen shkollat në Napoli dhe ditë zie në Argjentinë

Ditë zie për gjithë futbollin botëror! Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë dhe nga nesër të gjithë do të zgjohen me mungesën e një legjende.

Reagimi ka ardhur nga të gjitha personalitetet e njohura, ndërsa Presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez, ka dekretuar dhe shpallur që tani do të ketë tre ditë zie kombëtare.

Për shkak të sukseseve të mëdha që ka arritur me Napolin, gjithashtu edhe në qytetin italian do të mbyllen shkollat në nderim të kësaj figure. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *