Ishte në tribunë për Argjentinë-Islandë, gëzoi pa masë për golin e Agueros, u dëshpërua pa masë për penalltinë e humbur nga Mesi dhe nga mungesa e fitores. Megjithatë, Diego Maradona nuk kritikon dhe nuk thumbon, duke i dhënë zemër kombëtares së tij.
“Nisem një Botëror me humbje, jo me barazim. Ndodhi në ndeshjen hapëse të Italia ’90, ku pavarësisht nga dëmtimet e pezullimet, mbërritëm deri në finalen e Romës, falë Gojkoeçeas dhe sakrificës së gjithë djemve. Të vazhdojmë ta mbështesim, forca Argjentina! “, thotë legjenda argjentinase, i cili i jep zemër Leo Mesit.