Diego Armando Maradona po komenton Kupën e Botës për televizionin Telesur, si opinionist, duke lëshuar shpesh deklarata të forta, sidomos në lidhje me Argjentinën.
Megjithatë, ditët e fundit ka bërë bujë një deklaratë e tij në lidhje me spanjollin Sergio Ramos: “Kur flitet për superlojtarë, më thanë para pak ditësh që Sergio Ramos është i tillë. Nuk dua të polemizoj, por duhet ta them. Jo, për mua superlojtar është Diego Godin”, u shpreh El Pibe de Oro, duke i thurur elozhe qendërmbrojtësit të Uruguait.
Natyrisht, nuk mund të mungonte përgjigja e Sergio Ramosit, i cili për të thumbuar Maradonën e ka krahasuar me Mesin: “Në Argjentinë e dinë të gjithë që Maradona është vite dritë larg futbollistit më të mirë në historinë e Argjentinës, që për mua është Lionel Mesi”.