Diego Maradona ka folur si zakonisht në emisionin e tij në televizionin Telesur “De la Mano del Diez”, duke bërë një analizë të Botërorit pas dy ndeshjeve të para në grup.
Për Maradonën Anglia është surpriza e bukur: “Kanë ndryshuar tërësisht lojë dhe ndryshimi është i mirëpritur nga lojtarët, sepse nuk është trajneri sekreti. Gjithçka nis nga larg, Anglia është kampione për U-17, kampione për U-20. Kjo flet qartë për punën që po bëhet dhe po rritet një brez lojtarësh që Anglia nuk e ka pasur. Emra si Sterling, Kejn, Vardi apo Stouns i japin tjetër fytyrë, tani Anglia luan më me top të gjatë që nga mesfusha, por luan me pasime, me shpejtësi, po i bën gjërat me lehtësi, duke respektuar kundërshtarët dhe duke u përshtatur mjaft mirë”.
Megjithatë, Maradona ka elozhe për Gjermaninë: “Gjermanët kanë forcë të jashtëzakonshme mendore, përveç përgatitjes fizike, përtej përgatitjes që mund t’i japë trajneri. Ata e dinë çfarë duan, e dinë si duhet të shkojnë te fitorja dhe janë gjithnjë favoritë për titull”.
Po Mesi? “Leos do doja t’i thosha që ai nuk ka faj për asgjë, absolutisht asgjë, dhe që e dua shumë dhe e respektoj si gjithnjë”.