Një nga portalet më prestigjiozë në Brazil “UOL Esporte” ka raportuar se një set i një filmi për të rritur është xhiruar në ambientet e stadiumit mitik “Maracana”.
Nga “UOL Esporte” raportohet se ata disponojnë video të xhirimeve të filmit që janë marrë dhe në fushë dhe në stolat e stadiumit në tribuna.
Një çift i ri është raportuar se po kryente seks në një nga ndenjëset e stadiumit, teksa grupet e xhirimit kanë qenë aty duke regjistruar të gjithë skenën.
Mirëmbajtësit e stadiumit të famshëm të Brazilit janë vënë nën akuzë nga mediat në Brazil, sepse sipas tyre stadiumi po degradon dita-ditës me dëmtimit e stolave por dhe të ambienteve të tjera.