Nga kuaifikimi historik në Europian një vit më parë te paraqitjet pozitive në kualifikueset për në Kupën e Botës, tashmë e Maqedonia e Veriut sheh t’i shuhet shkëlqimi në Ligën e Kombeve. Fqinjët lindorë janë mposhtur me rezultatin 2-0 në transfertë, duke mbyllur çdo shans të mundshëm për vendin e parë në grup.
Një autogol i Miovskit në minutën e 35 dhe një gol i Kvaratshkelias në të 64-tën vendosën fatin e këtij takimi. Maqedonia e Veriut gjendet në vendin e dytë në Grupin 3 me pesë pikë më pak se Gjeorgjia e vendit të parë. Skuadra ballkanase ka vetëm një ndeshje në dispozicion për të luajtur, e cila nuk mjafton për të prerë një biletë për në Ligën B sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/