Maqedonia kujtohet për Hasanin, lajmi vjen nga Arabia Saudite

Ferhan Hasani ka nisur një aventurë të re në Arabinë Saudite. Ish-lojtari i Shkëndijës së Tetovë ishte në negociata dhe me Kukësin e Flamurtarin, por nuk mund të refuzonte ofertën stratosferike që vinte nga sheikët arab.

Vetë klubi Al Raed ka njoftuar se 28-vjeçari ka marrë ftesë nga Përfaqësuesja e Maqedonisë për ndeshjet e radhës. Maqedonia është në Ligën D dhe shihet si një nga skuadrat favorite për të triumfuar në këtë Ligë. Për dy ndeshjet me Litenshtejnin dhe Armenin trajneri Angelovski ka menduar që të afrojë dhe “Bubën”, i cili në të shkuarën numëron 37 prezenca me fanellën e kësaj përfaqësueseje.

Hasani kishte gati 11 muaj pa u grumbulluar me Kombëtaren, teksa hera e fundit ka qenë në 11 nëntorin e vitit të shkuar, kur Maqedonia fitonte 2-0 ndaj Norvegjisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *