Manchester City po planifikon jetën pas Guardiolës, po projektohet…Arteta!

Manchester City i Guardiolës nuk po bind këtë sezon në Premier League, ku janë dukshëm pas në luftën për titull me Liverpoolin e Klopp. E nëse situata vazhdon të jetë e tillë edhe në fund të sezonit, atëherë ndarja e klubit me trajnerin spanjoll duket zgjidhja më e mundshme. Megjithëse kontrata mes tyre është deri në vitin 2021, dalja jashtë objektivave të Manchester Cityt mund të dërgojë në një rrugë të tillë, ndërsa fitimi i Champions League do të sillte do e bënte më të pamundur largimin e Guardiolës.

Ndërkohë drejtuesit e klubit anglez kanë nisur që tani të marrin masa për një situatë të tillë. Sipas asaj që raporton David Ornstein, City po mendon për pasardhësin e trajnerit spanjoll dhe Mikel Arteta duket i duhuri për t’i zënë vendin. Ky i fundit e ka shprehur më parë se do i pëlqente një post i tillë. Por nëse kjo pistë dështon, duke qenë se Arsenali e kërkon në krye të pankinës së tij, atëherë alternativa tjetër është Giovanni van Bronckhorst./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online