Grupit të skuadrave të kualifikuara për në 1/8 e finaleve në kupën e ligës në Angli u janë bashkuar dhe dy klubet e Mançesterit, Junajtid dhe Siti.
Junajtid me “poker” – “Djajtë e kuq” kanë pasur një përballje të lehtë kundër Barton Albion dhe siç pritej kualifikimi ka qenë thjesht një formalitet. Skuadra e Murinjos me shumë ndryshime në formacion ka fituar pastër 4-1, ku gjithçka është vendosur në pjesën e parë. Në këtë pjesë “Djajtë” kanë shënuar tri herë me Rashford – dy gola për të – në minutat 5’, 17’ dhe Lingard në minutën e 36-të. Në pjesën e dytë ka shënuar dhe Antoni Marsial (61’). Pwr miqtë golin e nderit e ka shënuar Daier në kohën shtesë.
Sane nderon Pepin – Disi më i ndërlikuar kualifikimi për Mançester Sitin, që ka fituar 2-1 në transfertë përballë Uest Bromit. “Qytetarët” kishin impenjimin më delikat, por përsëri ia kanë dalë dy golave të Leroj Sane (3’ dhe 77’), i cili ka anuluar barazimin e përkohshëm të Jakob (72’)
Shorti – Pas pak pritet të hidhet shorti për turin e katërt, ose fazën e 1/8 e finaleve.