Pep Guardiola çuditi disi me vendimin e tij për të mos aktivizuar për asnjë minutë Erling Halandin. Trajneri i Mançester Sitit vendosi ta ruante norvegjezin për sfidën e fundjavës kundër Liverpulit, ndaj të cilëve kanë pasur një lu.ftë të ashpër për titull vitet e fundit.
“Qytetarët” kanë duket se kanë krijuar varësi nga Halandi, teksa në momentin e parë që ai ulet në stol dështojnë të shënojnë. Mançester Siti nuk ka arritur të mposhtë Kopenhagenin, duke u larguar me një barazim 0-0 nga Danimarka. Pavarësisht faktit se ekipi po haste vështirësi për të gjetur rrugën e rrjetës, Guardiola nuk u tundua të hidhte në fushë makinerinë e golit që kishte në stol. Ar.ma më e fortë është ruajtur për të shkrepur ndaj Liverpulit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/