Malota dhe largimi në janar: Te Partizani gjithçka më erdhi nga një person

Mbrojtësi i Vllaznisë, Renato Malota, mungon sot ndaj Flamurtarit, pasi është i pezulluar. Para sfidës së “Loro Boriçit” Malota ka folur për Supersportin, duke deklaruar se pret një rezultat pozitiv sot, ndërkohë që me interes ka qenë deklarata e tij në lidhje me Partizanin, që sapo ka pushuar nga puna Sulejman Starovën.

“Jam i bindur se kundër Flamurtarit do të marrim rezultat pozitiv, sepse po përmirësohemi në aspektin e lojës dhe rezultatet do të vijnë”.

Starova është larguar nga Partizani, pak javë pas Malotës – “Gjatë gjithë karrierës sime te Parizani kam dhënë maksimumin dhe kam qenë serioz, ndaj më zhgënjeu shumë largimi, ashtu si dhe mungesa e arsyes për largimin. Gjithçka më ka ardhur nga një person te ekipi i Partizanit, që nuk dua t’ia përmend emrin. Është i njëjti person që më ka marrë te Partizani”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *