Rei Manaj do të bënte jehonë në mediat shqiptare dhe ato spanjolle, pas përfshirjes së tij në listën e parë të Barcelonës ndaj Getafes. Gjithashtu jehona mbërriti deri në Itali, pasi është formuar në këtë vend.
Por pak zhgënjim do të kishte për sulmuesin shqiptar me vetveten, teksa me ardhjen e Braithëate në “merkaton e shkurtit”, u la menjëherë si zgjedhje e dytë. Madje Setien e grumbulloi edhe në Itali ndaj Napolit, megjithëse nuk kishte të drejtë që të luante, vetëm për të udhëtuar dhe për t’u ambientuar më tepër me ekipin.
Pra një e drejtë zgjidhje u dogj më kot. Por në ndeshjen e kthimit për Barcelonën do të jetë edhe më keq. Sikur të mos mjaftonin dëmtimet e shumta ku veçohet Suarez dhe Dembele, nuk do të luajnë për çështje kartonash lojtarët si Busquest dhe Vidal.
E për të vazhduar më tej, Pique ka pësuar një dëmtim që në pamje duket serioz dhe mund ta lërë gjatë jashtë fushave të blerta. Në këtë moment, duke përfshirë rikuperimin e Pique që nuk ka siguri për në “Camp Nou” ndaj Napolit, Barcelona ka vetëm 12 lojtarë të gatshën. Ter Stegen, Semedo, Pique, Rakitic, Arthur, Mesi, Neta, Lenglet, Griezman, De Jong, Umtiti dhe Junior janë të gatshëm nga ekipi i parë për të luajtur në ndeshjen e kthimit, ndërsa në këtë listë gjenden edhe dy portierë.
Pra Setien do të grumbullojë edhe 6 lojtarë ose 7 të tillë nga akademia për në “Champions League”, ndërsa Rei Manaj ndodhet në listën A të “Champions League”. Sipas të gjitha gjasave emri i sulmuesit shqiptar mund të jetë pjesë e këtij grumbullimi, por ka një kusht të rëndësishëm, Barcelona B.
Që në kohën kur ky lojtar u grumbulla nga Getafe, zërat e parë që dolën kundër lidheshin me statistikat e tij në ekipin e dytë. Ndeshjet e pakëta dhe numrat e golave bëjnë që te Barcelona të mos binden ende nga ky lojtar, teksa deri tani ka realizuar vetëm një gol nga pika e penalltisë. Nëse do të kemi një shpërthim në ndeshjet e radhës me shënimin e golave, atëherë bileta për të paktën grumbullimin ndaj Napolit, është e prerë. /Sport Ekspres/