Bajram Jashanica është më të vërtetë i pafat, sepse në kulmin e karrierës, kur e kërkonin disa klube nëper Europë, ndalet nga UEFA për përdorimin e një substance të ndaluar, që konsiderohet doping.
Nuk ka faj mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, sepse nëse mjekët i japin një ilaç dhe e lejojnë të luajë, nuk është futbollisti ai që duhet të verifikojë ligjshmërinë e substancës, apo të komunikojë me zyrtarët e UEFA-s, por rregullat janë e strikte, në këto raste paguan futbollisti, jo klubi.
Gjithsesi, edhe Skënderbeu ka marrë një goditje të rëndë, sepse Sport Ekspres mëson se Jashanica ishte më valixhe në duar në janar dhe Skënderbeu kishte gjetur marrëveshjen me Dinamon e Moskës, klub i madh në Rusi, që këtë janar kërkonte përforcime në mbrojtje, pasi ka vuajtur shumë në pjesën e parë të sezonit.
Gjithçka e kryer, por lajmi i ardhur nga UEFA bëri që Skënderbeu të anulonte gjithçka, duke humbur një shifër të konsiderueshme, sepse Jashanica ishte ndër futbollistët më të kërkuar në treg dhe vlera e tij vërtitej të gjysmë milion euro, e pakta.
Tani Jashanica do të mungojë gjatë dhe natyrisht mundësitë e së shkuarës nuk do të paraqiten më, për fat të keq.