“Mallkimi i Hungarisë” funksionoi për të pamundurën, trajneri i tyre tallet me gjigandët e Europës: Shihemi në plazh

Duket se mallkimi i Hungarisë ka funksionuar sa i përket Kombëtareve që gjendeshin në të njëjtin grup me ta. Bëhej fjalë për rivalitetin më të ashpër teksa Gjermania, Franca dhe Portugalia duhej të përballeshin me njëra-tjetrën që në fazën e grupeve. Por Hungaria nuk ishte vetëm për numër, teksa ishte e kualifikuar në fazën tjetër deri në minutën e 83 ndaj Gjermanisë, ndërsa goli i Goretzkas i hoqi ëndrrën e kualifikimit.

Gjithsesi “mallkimi” i hungarezëve ka kapur pjesën tjetër të Kombëtareve të mëdha. Askush nuk mund ta priste që të gjitha këto ekipe të eliminoheshin që në fazën e parë pas daljes nga grupi, për të mos mbërritur në çerekfinale. Ndërkohë trajneri italian i Hungarisë, Marco Rosi, nuk ka ngurruar që të tallet me Gjermaninë, Portugalinë dhe Francën: “Shihemi në plazh”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *