Më në fund! Armando Broja ka lënë pas dëmtimin e rëndë që pësoi pas këputjes së ligamentit dhe operimin që u mbyll me sukses. Vetëm pak kohë kanë kaluar, por për tifozët shqiptarë duket si të ishin vite pasi ishim kthyer në fjalë të parë edhe në Premier League, “zonën e ndaluar” për ne. “Malësori londinez” është si shkëmb dhe po rikuperohet me shpejtësi. Sulmuesi i Shqipërisë është shfaqur së fundmi në palestrën e ekipit duke bërë disa ushtrime së bashku me pjesën tjetër të lojtarëve.
Sigurisht që ky është vetëm fillimi i përgatitjeve të Brojës për t’u kthyer në fushën e blertë, por mund të themi se lojtari ka shkuar në gjysmën e rrugës. Sipas asaj që mësohet, Armando mund të jetë i gatshëm për ekipin e parë të Chelsea në maj në kohën më të mirë, ndërsa në qershor prania e tij nuk vendoset në diskutim. Megjithatë për momentin mund të buzëqeshim me faktin se Broja po vazhdon të përgatitet për kthimin e tij dhe nuk qëndron më i shtrirë pas operimit. /Sport Ekspres/
Hard work doesn’t hide, Mudryk doing some extra gym work coz obviously “talent ain’t enough” like he would rightfully say
I’m sure the other broda is at a beach somewhere in London ?? pic.twitter.com/lxL1t24Am1
— Ann (@CFC_Ann) February 8, 2023