Botërori 2018 po rezulton një makth edhe më i madh se të shkuarit për Lionel Mesin, ai që konsiderohet nga shumë njerëz si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave, por tashmë është nën akuzë për dy ndeshje shumë të dobëta dhe një mungesë totale lidershipi në ekip.
Edhe ndaj Kroacisë, pavarësisht se pritej shumë prej tij, Mesi ishte në hije, ashtu si gjithë skuadra, ndërkohë që gjestet e tij para ndeshjes ishin shqetësuese, me Pleshtin që gjatë himneve mbante kokën ulur dhe e fërkonte i stresuar.
Natyrisht, kur flitet për një ndër më të mëdhenjtë në histori, duhet pyetur një tjetër po aq i madh, Diego Maradona, i cili nuk ka ndërmend të bashkohet me korin e kritikëve ndaj Mesit.
“Kur unë luaja dhe kishte ndeshja që isha dobët, Horge Valdano apo Horge Burruçaga merrnin frerët dhe kompensonin gjithçka. Po tani, kush e ndihmon Mesin, kush e merr për dore skuadrën kur ai nuk është në ditë perfekte? Të gjitha duan që Mesi të fitojë ndeshjet, kaq, por është i vetëm në luftë”.
sakte………………….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!