Në Gjermani është kohë gjyqi. Nën akuzë janë të gjithë, por mbi të gjithë është Joakim Lëv. Trajneri i Gjermanisë ka kaluar nga statusi i heroit kombëtar në një dështim.
Presidenti i Federatës Gjermane Rainhard Grindel foli për trajnerin Lëv para ndeshjes kundër Koresë së Jugut dhe konfirmoi trajnerin.
“Vendosëm me federatën para nisjes së Botërorit që Lëv duhej të rinovonte deri në 2022, pasi ai ka për detyrë të bëjë revolucion pas Botërorit. Përfundimi do të jetë i kënaqshëm për të gjithë “.
Me siguri tani Grindel e mendon ndryshe, por Lëv le gjithçka të hapur:” Është shpejt, më duhen disa orë që të mendohet, të kuptoj ku gabuam. Jam i zhgënjyer, natyrisht, por jam edhe në detyrë”.