Makthet e së shkuarës me “fantazmën” e Muntarit! Berluskonit i ndodh sërish, topi kalon vijën dhe nuk quhet gol

Të gjithë e mbajmë mend golin e anulluar të  Sulei Muntarit në ndeshjen Milan-Juventus në vitin 2012, e cila pati ndikim të pastër dhe në fitoren e titullit nga ana e juventinëve. Në atë kohë Milani kishte si president Berluskonin, por teksa duket makthi nuk vazhdon për 84-vjeçarin. Skuadra italiane Monza, që është në pronësi të tij ka pësuar të njëjtin problematikë në ndeshjen ndaj Peskarës.

Topi i goditur nga lojtari i Monzës, Armellino e kaloi vijën fatale me gati gjysmë metër, por nuk u akordua nga arbitri si gol. Edhe gjyqtari anësor nuk arriti ta shikojë të gjithë skenën duke vazhduar lojën. Kujtojmë se në Seria B nuk është aktive teknologjia “Goal line”, e cila me anë të një sensori tregon nëse topi e ka kaluar vijën. Ky vendim i padrejtë i gjyqtarëve i kushtoi fitoren Monzës, pasi sfida përfundoi me rezultatin 1-1. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *