Maksi Lopez është bërë më i famshëm për ndarjen nga Uanda Nara, e cila kaloi në krahët e ish-shokut të tij Mauro Ikardi, sesa për bëmat në fushë.
Megjithatë, sulmuesi argjentinas ka qenë pjesë e kombëtares dhe është mik i ngushtë i Leo Mesit, aq sa për këtë arsye flitet se Ikardi nuk grumbullohet nga Argjentina.
Ditët e fundit Maksi Lopez ka përfunduar në qendër të vëmendjes në Spanjë, për shkak se AS ka publikuar një foto ku sulmuesi është në një nga dyqanet zyrtare të Real Madridit dhe i tregon gishtin e mesit stemës.
Me sa duket, e kaluara e tij si futbollist i Barcelonës i ka rrënjët të thella.