Makineria e Xabi Alonsos shtyp edhe Bajernin e Mynihut! Leverkuseni nuk njeh asnjë humbje këtë sezon, titulli kampion është gjithnjë e më pranë

Xavi Alonso i ka dhënë një fytyrë krejtësisht tjetër Bajer Leverkusenit këtë sezon. Trajneri spanjoll ka krijuar një makineri të përsosur, që sot ka “shtypur” lehtësisht edhe Bajernin e Mynihut. “Aspirinat” kanë fituar me shifrat 3-0, duke i shkuar gjithnjë e më pranë titullit kampion. Stanisiçi zhbllokoi shifrat në minutën e 18 të takimit, ndërsa në të 50-n Grimaldo dyfishoi rezultatin. Bajerni u përpoq të kundërpërgjigjej, por pa sukses.

Në momentin që pritej nga momenti në moment vërshëllima e trefishtë e arbitrit, Frimpongu e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 95. Në fund, tabela elektronike shënonte rezultatin 3-0 në favor të Leverkusenit, që tashmë thellon diferencën prej 5 pikësh në krye të Bundesligës. Por përpos, vendit të parë, “aspirinat” shkojnë pranë një rekordi në Gjermani. Leverkuseni numëron plot 21 ndeshje pa humbje këtë sezon, vetëm një më pak nga rekordi i mbajtur nga Bajerni i Mynihut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *