Makineria e Xabi Alonso është e pandalshme! 30 ndeshje pa asnjë humbje, shkruajnë historinë e futbollit në Gjermani dhe gati të kalojnë edhe Bayern Munchen

Makineria e Xabi Alonso, Leverkusen, vazhdon që të jetë e pandalshme. Shumë suksese të arritura në ndeshjet e Bundesligës dhe tani arrin në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë. Në mbrëmjen e sotme, Leverkusen fitoi me shifrat 3-2 ndaj Shtutgart.

Një arritje fantastike e trajnerit Alonso, me Leverkusen që shkon në ndeshjen e 30 radhazi pa humbje në të gjitha kompeticionet. Leverkusen është ekipi i dytë në Gjermani që e arrin këtë rekord, ndërsa vendin e parë e mban Bayern Munchen me 32 ndeshje pa humbje. Vërtet interesante, por ndeshja e radhës do të jetë në kampionat mes Leverkusen dhe Bayern Munchen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *