“Majft më me këto dëmtime”! Polonia e përgjysmuar përballë Shqipërisë, një tjetër titullar lë stërvitjen

Poloninë e ka përndjekur fati i keq përpara ndeshjeve të muajit shtator. Më datë dy e pret përballja me Shqipërinë, por Kombëtarja polake do të hyjë në fushë e përgjysmuar. Dëmtimet nuk e kanë lënë të qetë ekipin e Souzas, që tashmë mund të humbasë një tjetër titullar për duelin me kuqezinjtë.

Gregor Krishoviak nuk është stërvitur në seancën e sotme stërvitore si pasojë e një lëndimi në gju. “Kjo është një mavijosje. Uji është grumbulluar në gju, futbollisti duhet t’i nënshtrohet testeve. Vetëm pas tyre do të dimë më shumë, por shpresojmë se gjithçka do të jetë mirë. Mjaft me këto lëndime…”, ka thënë trajneri i Polonisë, i cili i shqetësohet mungesave të shumta përballë Shqipërisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *