Magani: E humbëm vetë ndeshjen, por na u anulua një gol i rregullt

Trajneri i Teutës, Gugash Magani, bën autokritikë, duke e pranuar se skuadra e tij mund të merrte shumë më tepër, por gaboi totalisht duke hedhur poshtë fitoren, që ndoshta as vetë nuk e mendonte realisht. Trajneri peqinas ka ankesa për gjykimin, që sipas tij i anuloi gol të rregullt.

“Më vjen shumë keq, e humbëm vetë këtë ndeshje. Kemi qenë gjatë gjithë kohës superiorë, në lojë e raste. Një skuadër që kërkon të shkojë lart duhet të dijë t’i menaxhojë më mirë situatat gjatë ndeshjes, kam edhe unë përgjegjësinë time. Nuk mund të kalohej në eufori për shkak se po dominonim në fillim, sepse ndeshja nuk mbaron në pjesën e parë.

“Presion? Jo, ambienti edhe sot ishte shumë i qetë, kemi luajtur ndeshjen tonë, kemi shënuar një gol, humbëm një penallti dhe na është anuluar edhe një gol. Për mua Latif ishte në pozicion të rregullt, nëse na akordohej ai gol, shkonim në 2-0. Gjithashtu, edhe kartoni i kuq për Shehajn për mua ishte i tepruar.

“Lena gjuajti sërish penallti? Humbi një ndaj Flamurtarit, por nuk është e thënë që të mos gjuajë më, edhe Mesi ka humbur penallti dhe vazhdon t’i gjuajë. Nuk gjejmë fajtorë, rëndësi ka që të punojmë dhe të luajmë si sot, sepse rezultatet do të vijnë. Humbëm sot, ndoshta nuk besuam as vetë që mund të fitonim, por do të korrigjohemi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *