Lutje dhe shqiponjë! Nuk ka vend për interpretim, Rashica tregon dedikimin për golin
Milot Rashica do të realizonte dy gola në fitoren e Werder Bremenit me rezultatin 2-3 ndaj Wolfsburgut. Menjëherë pas shënimit ka ardhur shqiponja dhe duart që drejtoheshin nga qielli.
E gjitha kjo shkonte për viktimat dhe njerëzit që ndërruan jetë pas tërmetit shkatërrimtar në Durrës. Këtë herë nuk ka më nevojë për interpretim, pasi është vetë futbollisti që e ka shpërndarë dhe qartësuar dedikimin e tij të golave, duke shkruar në “Instagram”: “Për Shqipërinë”. /Sport Ekspres/
View this post on Instagram
Për Shqipërinë ????? ?|| Back on winning ways with @werderbremen ???? #MR7 #bundesliga