Lushnja turpërohet me 5 gola nga Laçi, trajneri jep dorëheqjen pas disfatës së hidhur

Lushnja ka marrë sot një humbje turpëruese në kampionat. Laçi është treguar i pamëshirshëm, teksa i ka mposhtur vendasit me rezultatin e thellë 1-5. Një disfatë mjaft e hidhur kjo për ekipin nga Myqezeja, që nuk është kapërdirë dot as nga kreu i pankinës.

Sipas informacioneve tona, trajneri Bano ka vendosur të largohet nga ekipi pas kësaj humbjeje. Ai u ka komunikuar lojtarëve vendimin dhe nuk do të jetë më në krye të skuadrës për javët e mbetura të Kategorisë së Parë./Sport Ekspres/