Lukaku e nis me thyerje rekordesh, kalon edhe Ronaldo fenomenin kundër Krotones

Interi fitoi me rezultatin 6-2 me Krotonen, duke ndjekur hap pas hapi vendin e parë, Milanin. Në këtë sfidë, Lautaro Martinez tregoi aftësitë e tij të shkëlqyera, teksa shënoi tregolëshin e parë me fanellën zikaltër. Gjithashtu nuk mungoi dhe goli i Romelo Lukakut, i cili vazhdon të mbetet lojtari më i rëndësishëm i skuadrës.

Me golin e shënuar, sulmuesi nga Belgjika ka thyer një rekord në Seria A, duke u bërë lojtari që ka shënuar më shpejt 50 gola në historinë e Interit. Sipas “Goal.com”, ky rekord mbahej nga një prej sulmuesëve më të mirë që ka njohur futbolli, Ronaldo “fenomeni”./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *