Luiza Gega ka triumfuar sot në Maratonën e Tiranës, në garën e 21 kilometrave për femra. Atletja e famshme vendosi edhe një rekord të ri në këtë garë, me kohën 1:13:11, 9 minuta më mirë sesa vitin e shkuar.
Natyrisht, Gega është e avantazhuar nga fakti që është një sportiste e nivelit shumë të lartë, por arsyeja e saj për të triumfuar ka qenë madhore, nga ato që meritojnë duartrokitje.
Gega është ambasadore e programit social Tungjatjeta…jetë për fëmijët me aftësi të kufizuara. “Unë besoj se çdo fëmijë ka nevojë për kampionë! Na ndihmoni që këto fëmijë ta përfundojnë garën e tyre! Ju jeni kampionët e tyre!” – shprehet Gega, e cila një pjesë të çmimit për vendin e parë do ta kalojë në ndihmë të fëmijëve.