Luis Figo e ka dërguar një vend të Ballkanit në “qiellin e shtatë”. Legjenda portugeze është shprehur se Kroacia i ka të gjitha mundësitë për të fituar Botërorin, nisur nga lojtarët e shkëlqyer që ka në përbërjen e saj.
“Unë mendoj se Kroacia është një favorit për të fituar Botërorin. Kanë pasur një shans të madh në kampionatin e kaluar, mendoj se nëse punojnë dhe vazhdojnë kështu, mund t’ia dalin. Kanë lojtarë të shkëlqyer në përbërje”, u shpreh Figo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/