Kosova do të luajë ndeshjen e parë të muajit mars në mbrëmjen e sotme. Dardanët kanë në program një ndeshje miqësore kundër Lituanisë, ndaj kundërshtarit që na shkaktoi surprizën e hidhur në Shqipëri për Ligën e Kombeve.
Këtë herë drejtësinë do ta ndajë arbitri i Superiores, Enea Jorgji. Gjyqtari i Superiores ka marrë detyrën e re dhe do të mbështetet nga asistentët Denis Rexha dhe Dojanto Myftari. Si gjyqtari i katërt për ndeshjen mes Kosovës dhe Lituanisë do të jetë Visar Kastrati. /Sport Ekspres/