Luftëtari prezanton edhe portierin grek, shtohet konkurrenca për Ruçin

Shkëlzen Ruçi do të ketë një rivali më eksperiencë për vendin e titullarit te Luftëtari në pjesën  e dytë të sezonit, sepse tashmë është prezantuar portieri grek Kristos Athanasopulos. Ditët e fazës në Turqi u provua edhe Amarildo Çekrezi, por në Gjirokastër nuk e pëlqyer dhe tashmë i besohet një portieri që mbush 36 vjet pas një muaji.

Athanasopulos, i cili ka luajtur gjatë gjithë karrierës në Greqi, me shumë klube, sezonin e shkuar e nisi te Panegialios, por nuk luajti fare dhe shkoi te Trikala, ku luajti 9 ndeshje. Këtë sezon asnjë minutë në kampionat për veteranin, i cili tashmë tenton të gjejë vend te Luftëtari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *