Luftëtari-Partizani 5-0/ Ironia e Zguros: Kur shtrëngoheshin fortë për golin e 6

Partizani ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 ndaj Luftëtarit, duke marrë tre pikët e radhës në javën e 11. Një ndeshje që nuk u fitua edhe aq lehtë nga të kuqtë, pasi Rrapo gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit në fillim të ndeshjes.

Por sigurisht që përballë tyre ishte një ekip në nivelin jo më të mirë të mundshëm. Ndërkohë mbrojtësi shqiptar që tashmë luan në Amerikë, Vangjo Zguro, kthehet pak pas në kohë. Pikërisht në vitin 2017 atje ku Luftëtari do të fitonte 5-0 ndaj Partizanit falë dopietës së Lamçjas, realizimit të Bregut, Abazajt dhe Rrocës.

Në atë kohë si protagonist në fushë do të ishte edhe vetë Vangjo Zguro. Nëpërmjet ironisë, e shpërndan në këtë mënyrë kujtimin: “Para disa vitesh kur Partizani shtrëngohej fortë te goli i 6”. /Sport Ekspres/


where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online