Maldin Ymeraj u largua pak ditë më parë nga skuadra e Kukësit dhe menjëherë ka gjetur skuadrën e re. 23-vjeçari nuk gjeti hapësirat e mjaftueshme te verilindorët dhe me konsensus ndërpreu kontratën.
Mesfushori me tipare sulmuese do vijojë të aktivizohet në Superiore dhe ka zgjedhur skuadrën e qytetit të tij të lindjes, Luftëtarin. Gjirokastriti është aktivizuar në Greqi, para se të zhvendosej në Superiore.
Ymeraj ka postuar mëngjesin e sotëm një foto me bluzën e bluzinjve, duke sinjalizuar dhe destinacionin e tij të radhës.