“Luftë civile” te Napoli/ Insigne udhëheq lojtarët, shkelin urdhërat e presidentit De Laurentis

Një rebelim ka qenë ajo që ndodhi mbrëmjen e djeshme te Napoli, që barazoi me rezultatin 1-1 ndaj Salzburgut në një ndeshje që ishte e vlefshme për fazën në grupe të Champions League. Gjithçka nisi me refuzimin e trajnerit Ancelotti për të qenë prezent në konferencën për shtyp të organizuar nga UEFA, gjë që mund t’i kushtojë klubit një gjobë të majme.

Por nuk ishte vetëm kaq, pasi kryengritja do të zhvillohej në dhomat e zhveshjes dhe këtë herë protagonist do të ishin futbollistët. Këta të fundit, të udhëhequr nga kapiteni i tyre Insigne, kanë thyer urdhërat e presidentit De Laurentis, i cili nuk ishte i pranishëm, dhe kanë vendour të largohen menjëherë drejt shtëpive të tyre pas përfundimit të ndeshjes, megjithëse vendimi i kreut të Napolit ishte që lojtarët të drejtoheshin drejt Castel Volturno për të qendruar deri të dielën, si një ndëshkim për gjendjen e ekipit.

Tonet në dhomat e zhveshjes kanë qenë të larta, ku nuk kanë munguar dhe debatet mes Insigne dhe djalit të presidentit, Edoardo De Laurentis . Kapiteni i skuadrës italiani mësohet t’i jetë drejtuar zëvendëspresidentit me fjalët: “Ne po shkojmë në shtëpitë tona, thuaja edhe babait tënd këtë”.

Autoriteti i Aurelio De Laurentis tashmë është vënë në pikëpyetje, ndërsa nuk dihet cilat do të jenë masat që presidenti italia do të ndërmarrë për ekipin e tij, në mënyrë që të ndryshojë situatën në të cilën Napoli ndodhet tani, e cila ngjan më tepër me një luftë të brendshme që duhet të marrë fund një herë e më parë./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online