Luajti rolin e të trishtuarit nga kushtet, Kavanda ikën nga kryeqyteti shqiptar për të fituar 1.2 milion euro

Luis Kavanda ishte nënshkrimi i bujshëm nga ana e Trepçës 89 që prezantoi me jehonën të madhe ish-futbollistin e Lacios dhe Kombëtares së Belgjikës. Mbrojtësi 30-vjeçar vinte në Kosovë për t’u kthyer në afrimin më të mirë në historinë e futbollit të këtij vendi. Por nuk kaluan më shumë se 24 orë dhe Kavanda shfaqi dëshirën për t’u larguar dhe për të mos firmosur kontratën.

Kjo pasi ishte shumë i trishtuar nga kushtet e vështira që kishin stadiumet dhe fushat stërvitore, duke mos iu afruar aspak klubeve që Kavanda kishte luajtur më parë. E teksa mbrojtësi po përgatit valixhet për t’u larguar nga kryeqyteti shqiptar, Prishtina, zbulohet një tjetër prapaskenë.

“Indeksionline” konfirmon se gjatë kohës kur ndodhej në Kosovë, Kavanda ka marrë ofertë nga Kina dhe do të paguhet atje me 1.2 milionë euro në vit. Kjo shifër ishte e parezitueshme dhe mbrojtësi belg nuk e mendoi dy herë për t’u larguar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *