Lacio ka luajtur ndaj Genoas në Seria A në fundjavën që lamë pas, duke fituar me rezultatin 2-3. Por nga ana tjetër kishim një paralizim të futbollit në Itali. Jo pak, por 4 ndeshje janë shtyrë për shkak të Koronavirusit që po përhapet me shpejtësi.
Takimet që ishin pranë zonave të prekura, nuk janë zhvilluar dhe në javën e ardhshme do të luhen me dyer të mbyllura. Igli Tare ka qenë i pranishëm në një lidhje telefonike për “Open”, atje ku tregon eksperiencën jo shumë të bukur që përjetoi në Xhenoa.
‘Në Genoa nuk ishte një eksperiencë e bukur mund të them. Të gjithë kishim frikë dhe panik në çdo ambient që shkonim. Duhet të ruhesh pasi është një gjë e re, ne nuk e njohim dhe nuk ka një masë parandaluese. Vaksina kam lexuar se do rreth 1 vit që të dali në treg dhe prandaj duhet të kemi shumë kujdes.
Federata italiane ka thënë se do të luhet pa tifozë tani, por ka pak shpresë nga zonat që nuk janë prekur në Itali që të luajnë me tifozë. Kjo nuk ka ndikuar në rrethin tonë shoqëror, që vazhdojmë me takimet tona si më parë. Veriu është me panik, por jugu është me frikë këtu. Në Romë nuk ka asnjë rast, e keni gabim atë informacionin se ka tre të prekur me Koronavirus. Dyshohej vetëm për një djalë që pas testimeve rezultoi negative”, tha Igli Tare. /Sport Ekspres/