“Luajtëm kundër Balajt dhe Vllaznisë, nuk e di çfarë prisni ju”! Longo: Nuk luaj si me Kukësin? Nuk kam parë ndonjëherë Liverpool-in të luajë si City

Teuta është larguar me një humbje 2-0 nga “Loro Boriçi”. Vllaznia fitoi falë dy golave të shënuar nga Bekim Balaj, që këtë sezon po tregon arsyen e vërtetë përse kuqeblutë vendosën ta sillnin në Shkodër. Pas përfundimit të sfidës, Diego Longo ka dhënë përshtypjet e tij të para për mikrofonin e emisionit “Skaner Superiore” në “MCN TV”.

“Luajtëm me një skuadër që garon për titull dhe pësuam dy gola. Luajtëm kundër një lojtari si Balaj. Po stërvitemi. Kemi humbur në Laç, fituam me Skënderbeun, barazuam me Tiranën. Nuk e di çfarë prisni ju.

Nuk patë një lojë si e aplikoja te Kukësi? Nuk e kam parë ndonjë herë Liverpool-in e Klopp-it që të luajë si City i Guardiolës. Te Kukësi kisha lojtarë të tjerë. Nuk mund të bëhet. Janë dy skuadra të ndryshme me lojtarë të ndryshëm. Nëse do të përshtasja këtu lojën që aplikoja te Kukësi, do të ishte një vetëvrasje. Nuk po them që njëra skuadër është më e mirë, apo njëra është më e keqe. Nuk dua të keqkuptohem. Thjesht po them që janë dy skuadra të ndryshme”, ka thënë Diego Longo për emisionin “Skaner Superiore” në “MCN TV”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *