Luajnë Bogdani, Bushi dhe Lala/ Ndeshja e veteranëve Shqipëri-Kosovë, luhet në tjetër stadium

Për Ditën e Pavarësisë së Kosovës është menduar organizimi i një ndeshje mes veteranëve. Fillimisht ishte caktuar “Fadil Vokrri” si vendi ku do të luhej kjo përballje. Megjithatë për shkakun e kushteve të vështira atmosferike është zhvendosur në stadiumin e 2 Korrikut.

Ndeshja vëllazërore në datën simbolike do të luhet në 17 shkurt dhe do të fillojë në orën 12:00. Në të do të kemi emra të njohur si Alban Bushi, Altin Lala, Geri Cipi, Erjon Bogdani, Eroll Salihu, Muharrem Sahiti e shumë të tjerë. /Sport Ekspres/

Njoftim për ndryshim të lokacionit për ndeshjen e Veteranëve

Të nderuar përfaqësues të mediave, ju njoftojmë se ndeshja e datës 16.02.2021 (ditë e martë) ndërmjet veteranëve të Kosovës dhe Shqipërisë, e paraparë të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, për shkak të kushteve atmosferike është zhvendosur në stadiumin e KF 2 Korriku.

Termini i ndeshjes mbetet i njëjtë, pra në orën 12:00.

Kjo ndeshje zhvillohet për nder të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Pjesëmarrës në këtë ndeshje do të jenë yjet e futbollit shqiptarë si: Erjon Bogdani, Blendi Nallbani, Altin Lala, Alban Bushi, Geri Cipi, Ahmet Beselica, Eroll Salihu, Muharrem Sahiti, Isa Sadriu, etj.

Ju ftojmë që ta ndiqni këtë aktivitet dhe njëkohësisht për shkak të pandemisë, ju kërkojmë që t’i respektoni rregullat e parapara nga IKSHPK. /Gazeta Olle/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *